Kuvendi mblidhet në seancë plenare, votohen kandidatët për KLGJ-KLP dhe anëtarët e AMA-s

Shqipëria

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, votohen kandidatët për KLGJ-KLP dhe anëtarët e AMA-s

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare. Në rendin e ditës, Kuvendi ka të përfshirë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”, projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”.

Po ashtu, Kuvendi sot do të shqyrtojë projektvendimin për listën e dytë në bllok të kandidatëve të KLGJ-KLP nga trupa e pedagogëve.

Në seancë do shqyrtohet dhe projektvendimi “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, projektvendimi “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për zgjedhjen e 6 anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat