Shoferi shqiptar ‘trondit’ Gjermaninë, nuk do ta besoni veprimin që ka bërë

Shqipëria

Shoferi shqiptar ‘trondit’ Gjermaninë, nuk do ta besoni veprimin që ka bërë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Shoferi i një autobusi që udhëtoi nga Shqipëria në Gjermani me njerëz të shumtë në bord pa bërë asnjë pushim ka alarmuar policinë gjermane. Sipas mediave lokale ky lajm u njoftua nga policia e trafikut në Coburg të enjten. Specialistët e trafikut nga policia kontrolluan autobusin të enjten në zonën e pushimit në Coburg Forst Ost dhe konstatuan shkelje të ndryshme: përdorimi i kartës së shoferit në të cilin ruhen kohët e drejtimit dhe pushimit.

Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 25 burra dhe gra, mes të cilëve edhe familje me fëmijë të vegjël. Gjithashtu, në bord ndodhej edhe një person i kërkuar nga prokurori publik, i cili akuzohet për qëndrim të paligjshëm. Shoferi i dytë nuk i respektoi as kohët e pushimit.

Shoferi i dytë gjithashtu "ka shpërfillur plotësisht" orarin ligjor të drejtimit dhe pushimit, sipas policisë. Për të mbuluar shkeljet, shoferi ka përdorur kartën e shoferit të një kolegu që nuk ndodhej në bord. Sipas policisë, autobusi ishte me shërbime ndërkombëtare të planifikuara nga qyteti i Vlorës për në Hamburg rreth 2300 kilometra. Nga Vlora në Koburg është gati 1800 kilometra.

Sipas marrëveshjes ndërkufitare për drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve, një shofer mund të ulet pas timonit për maksimum nëntë orë në ditë. Pas katër orësh e gjysmë duhet të bëjë një pushim prej 45 minutash. Kjo gjithashtu mund të ndahet në dy pushime prej 15 dhe 30 minutash. Sipas raportit të policisë, shoferët e kontrolluar janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin e tyre nga Bavaria në Hamburg pas një pushimi disa orësh të enjten por do të përballe me një gjobë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat