“S’do lejojmë që dera e NATO-s të mbyllet”/Presidenti Meta: Mesazhi i Boris Johnson nga Mynihu, kuptimplotë

Shqipëria

“S’do lejojmë që dera e NATO-s të mbyllet”/Presidenti Meta: Mesazhi i Boris Johnson nga Mynihu, kuptimplotë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 16:54
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas fjalës së kryeministrit britanik Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sipas Metës, mesazhi i tij ishte kuptimplotë duke iu referuar situatës në Ukrainë dhe rrezikut nga pushtimi rus. 

Postimi i plotë: 

Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. #MSC2022

“Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet”. 🇦🇱

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat