Ambasadorja Kim: SHBA ka shpallur katër persona “non grata” në Shqipëri

Shqipëria

Ambasadorja Kim: SHBA ka shpallur katër persona “non grata” në Shqipëri

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:23
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka sqaruar deklaratë e saj të sotme drejtuar kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri duke shtuar se SHBA ka shpallur “non grata” katër persona në Shqipëri.

Kujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë:

Ish kryeministri, Sali Berisha, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ish prokurori Ardiatik Llalla.

“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”, ka thënë Kim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat