Kryebashkiakja e Durrësit, Sako, braktis Komisionin hetimor të incineratorëve. PD bën gati kallëzimin penal

Shqipëria

Kryebashkiakja e Durrësit, Sako, braktis Komisionin hetimor të incineratorëve. PD bën gati kallëzimin penal

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 14:25
Emiriana Sako

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako është larguar nga komisioni duke akuzuar deputetët e opozitës se po shpifin.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku kërkoi që të përgatitet një kallëzim penal ndaj Sakos për refuzim të dëshmojë 

"Arroganca dhe injoranca është në kushtet ekstreme. Unë ju falenderoj. Nuk kam më punë këtu. Nuk ka komunikim etik.

Zoti Dako është ish- kryetar bashkie nëse doni mund të thërrisni të dëshmojë. Jeni komplet jashtë objektit të komisionit hetimor” tha Sako duke shtuar se më 6 mars opozita do të marrë përgjigjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat