“A do të firmosje një kontratë si ajo e inceneratorëve?”- Ministrja Ballku refuzon t’i përgjigjet pyetjes në komisionin hetimor

Shqipëria

“A do të firmosje një kontratë si ajo e inceneratorëve?”- Ministrja Ballku refuzon t’i përgjigjet pyetjes në komisionin hetimor

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 16:40
Belinda Balluku.

Ka nisur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët marrja në pyetje e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Seanca nisi me një pyetje të anëtarit të Partisë Demokratike në komision, Helidon Bushati, i cili e pyeti ministren Balluku nëse ajo do ta firmoste sot një kontratë koncesionare si ajo e ndërtimit të impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Ministrja Balluku refuzoi t’i përgjigjej një pyetje të tillë, pasi sipas saj nuk ishte thirrur në komision për të dhënë mendimet dhe opinionet e saj.

Pjesë nga diskutimet:

Helidon Bushati: Tashmë jeni autoritet kontraktor, por nëse do të zhvillohej një procedurë e tillë ju do ta kalonit një kompani pa asnjë lloj eksperience, ku ndërtimi bëhet me fondet publike? Ju sot do ta kaloni një procedurë të tillë?

Belinda Balluku: Zoti Bushati unë pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj që pritet nga unë ndonjë përgjigje për këtë pyetje, përveç faktit që ju e thoni këtë për ta dëgjuar publiku.

Kështu që nuk do të jap një përgjigje pasi besoj se ju këtu nuk kërkoni mendimin tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat