Nga shkresa e Lefter Kokës tek dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve, Sekretari i Përgjithshëm i KM i përgjigjet Tabakut

Shqipëria

Nga shkresa e Lefter Kokës tek dëshmia e drejtoreshës së Prokurimeve, Sekretari i Përgjithshëm i KM i përgjigjet Tabakut

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:41
Ëngjëll Agaci

Në Komisionim hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane po dëshmon këtë të martë Ëngjëll Agaci, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ku po pyetet per inceneratorin e Elbasanit.

Agaçi ka deklaruar ne komision se “nuk kam njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan”.

Shpjegimi i Agaçit ka te beje me nje projekt vendim për përcaktimin e procedurës me negociim për dhënien e koncesionit per inceneratorin e Elbasanit. Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave tha se nuk eshte miratuar kurre nje vendim qe ka pasur për objekt përcaktimin e autoritetit kontraktues dhe autorizimin e procedurave përkatëse.

Replikat

Jorida Tabaku: Lefter Koka ish ministër i dërgon një shkresë drejtorit të agjencisë së Prokurorimit Publik projekt vendimin për përcaktimin e procedurës me negociim për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve në Elbasan për prodhimin e energjisë elektrike.

Një ditë më pas, APP i kthen përgjigje ish-ministrit Koka ku thotë se vetëm 3 procedura njihen. Procedura e propozuar nga ish ministri Koka me negocim pa shpallje paraprake të njofitmit të kontratës nuk bënte pjesë në asnjë nga 3 procedurat, APP i kërkon minisrtit Koka që procedura të kryhet bazuar në ligj. është vendosur për dijeni dhe ju sekretari i përgjithshëm i KM, pra keni qenë në dijeni se procedura e propozuar ishte në kundërshtim me ligjin, Cilat janë masat që keni marrë?

Engjëll Agaçi: Është hedhur shumë baltë në media për këtë shkresë, është thënë padrejtësisht që për këtë mendim të Agjencisë së Prokurimit e në vijim të procedurave Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizimin e procedurave, ky fakt nuk është i vërtetë.

Ndërhyrje

Engjëll Agaçi: Zonja kryetare pak kohë për t’u përgjigjur, unë s’jam një politkan është hera e parë që më jepet kjo mundësi.

Tabaku: Pajtetër me qetësi do flasim të gjithë.

Engjëll Agaçi: Ajo që ka më shumë rëndësi është Këshilli i Ministrave s’ka miratuar kurrë projekt aktin për të cilin ju iu referuat mendimeve që Ministria propozuese ka qarkulluar si janë procedurat normale e konfirmoj që ky akt nuk është propozuar kurrë për shqyrtim e nuk është miratuar kurrë. Nuk ekziston ky vendim qeverie, shumë e thjeshtë për t’u verifikuar.

Jorida Tabaku: E qartë për të gjithë që kjo procedurë e jisur negociim pa shpallje, ai vendim i KM i cili ishte propozuar nuk është miratuar. Një grup ministrash kanë propozuar që janë në parim dakort me të, drejtoresha e prokurimit aktuale konfirmoi që kjo nuk është procedurë ligjore dhe që ska dijeni, tha që kjo procedurë është nul për të, por miratohet një VKM me nr 907 që ka lidhje me dhënien e miratimit për sigurimin e financimit të nevojshëm tëe kontratës së koncesionit për ndërtimin e impiantit të Elbasanit.

Engjëll Agaci: Nuk është e vërtetë që vendimi 907 i datës 17 dhjetor 2014, s’është e saktë që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që qarkulloi dhe ju e lidhet me mendimin e drejtoreshë së agjencisë së prokurimeve, vendimi që nuk është miratuar asnjëherë ka pasur për objekt përcaktimin e autoritetit kontraktues dhe autorizimin e procedurave përkatëse, ky vendim s’është miratuar kurrë.

Vendimi që i referoheni miratim për sigurimi e financimit të nevojshëm të kontratës së koncesionit. Ish ministri Shkëlqim Cani e saktësoi dje këtë aspke në mënyrë të pakontestueshme që finncimi i kësaj kontrateka kaluar në fazë shumë të gjatë konsultimi mes ministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat