Berisha reagon ndaj Yuri Kim/ E quan sjelljen e ambasadores amerikane si guvernatore

Shqipëria

Berisha reagon ndaj Yuri Kim/ E quan sjelljen e ambasadores amerikane si guvernatore

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:42
Sali Beirsha, Yuri Kim

Sali Berisha mori pozicion mbrojtes edhe në Shkodër ku kritikoi thirrjet e ambasadores Yuri Kim ndaj kandidatëve që marrin pjesë ne fushatën e 6 Marsit.

BERISHA— Nuk po ndalem te thirrjet e guvernatores që më kujton partinë komuniste të Frimanit, amerikanit që vinte dhe thoshte në komunizëm, se demokracia juaj është ideale. Kjo jo vetëm shkel rregullat, por shkel parimet kryesore të demokracisë. Ne do të dimë të dallojmë qëndrimet absurde të papranueshme me vlerat e vërteta të SHBA.

Pa përmendur emra, Berisha foli për një përpjekje për të asgjesuar opozitën dhe kërkoi ndihmen e shkodranëve për të vijuar betejën e tij.

BERISHA— Te vijojme revoluicionin dhe jam i bindur se përsëri do të ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do fitojmë.

Në Shkodrën bastion të demokratëve, ne fleten e votimit elektorati krahas kandidates së PS do kete edhe dy kandidatë të djathtë perballe njeri-tjetrit. Bardh Spahia kerkon votat nen siglen e “Shtëpisë së Lirisë”.

BARDH SPAHIA, KANDIDAT I SHTËPISË SË LIRISË— Të behemi bashkë, të bejme revolucionin qe presin shqiptaret qe do nise nga Shkodra, per mbrojtjen e votes se lire per mbrojtjen e pluralizimit dhe opozitarizmit të vertete pa te cilin nje vend demokratik nuk mund te ekzistojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat