A u la në baltë Zelensky? Rama shmang komentet: Mos e dhëntë Zoti ti shohim të vrarë barbarisht

Shqipëria

A u la në baltë Zelensky? Rama shmang komentet: Mos e dhëntë Zoti ti shohim të vrarë barbarisht

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:42
Rama

Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet nëse NATO dhe Perëndimi ju gjendën sa duhet Ukrainës dhe presidentit Zelensky.

Në konferencën me gazetarët nuk preferoi të ndajë qëndrimin e tij në Samitin e Jashtëzakonshëm të NATO-s, duke theksuar se situata është delikate dhe se lidershpi i Ukrainës është në rrezik për jetën.

Rama: Unë e bëra diskutimin tim brenda mureve të Samitit të jashtëzakonshëm. Nuk është koha tani për tu hyrë këtyre diskutimeve, është një moment shumë tragjik ku lidershipi i zgjedhur demokratikisht është në rrezik për jetën dhe mos e dhëntë Zoti që të shohim në orët apo ditët në vijim vdekjen e tyre brutale pasi sipas të gjitha informacioneve pjesë e operacionit është një operacion i shënjestruar me persona të cilët duhet të dorëzohen pa kushte ose duhen vrarë. Kjo është situata në këto momente.

Por NATO është fuqia më e madhe ushtarake që ka ekzistuar ndonjëherë, ama në zonën e vet të sigurisë ndërkohë që në këto kushte nëse NATO do të shtyhej përtej kufijve të vet do të shpallte Luftën e Tretë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat