Reshje shiu dhe bore/ ARRSH: Ju tregojmë asket problematike ku duhen zinxhirët

Shqipëria

Reshje shiu dhe bore/ ARRSH: Ju tregojmë asket problematike ku duhen zinxhirët

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 09:51
Ilustrim

 

Autoriteti Rrugor i Rrugëve ka dhënë një informacion mbi situatën e rrugëve nacionale të vendit, pasi në disa zona janë rikthyer reshjet e borës.

Mësohet se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në disa akse.

Njoftimi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës 

Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës 
 Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 
Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat