Berisha: Qeveria të dërgojë ndihma në Ukrainë

Shqipëria

Berisha: Qeveria të dërgojë ndihma në Ukrainë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 16:04
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kërkuar nga ekzekutivi që me urgjencë të dërgojë ndihma në Ukrainë.

“Mbështes çdo vendim të qeverisë që lidhet me aleancën e Atlantikut, sikundër mbështetjen e vendimeve të  BE për Ukrainën, por shpreh keqardhjen time që qeveria shqiptare deri në këtë moment s’ka dhënë ndihmë konkrete veç ndihmës politike të përputhura plotësisht me SHBA e NATO-n. Në çdo rrethanë ngarkesa me fishekë me predha e mortaja me uniforma mund të dërgohen. Shqipëria ka mundësitë e veta për të përballuar agresionin barbar të Rusisë”.

Nga Durrësi ku vijoi fushatën elektorale, Berisha foli me shqetësim edhe për qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë, duke e cilësuar atë kërcënim dhe rrezik për paqen në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia ‘de facto’ është e rreshtuar në anën e Rusisë. Do të theksojmë këtu se ky qëndrim i Serbisë përbën një ndarje të qartë, përfundimtare, politike, të këtij vendi nga rrjedhje e përgjithshme euroatlantike dhe në çdo rrethanë ajo është një aleat potencial për veprime destabilizuese në rajon”,ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat