Aksidentohet një minator në një galeri kromi në Bulqizë

Shqipëria

Aksidentohet një minator në një galeri kromi në Bulqizë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 12:22
Ilustrim

Një minator rreth 40-vjeç me iniciale F.L. është aksidentuar gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë.

Policia bën me dije se ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 04.03.2022,  rreth orës 11.30,  në një galeri kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është dëmtuar shtetasi F. L., rreth 40 vjeç,  banues në Shupenzë,  i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje,  po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat