Hapen kutitë e votimit

Shqipëria

Hapen kutitë e votimit

Më: 6 mars 2022 Në ora: 06:54
Vendvotim

Janë hapur kutitë e votimit në 6 bashkitë vendit Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës

Qytetarët e parë kanë hedhur votën e tyre për të zgjidhur kryetarët e rinj të bashkive mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.

654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat