"Ora e ndryshimit ka ardhur", Angoni e PS-së optimiste se do të thyejë bastionin e të djathtës në Shkodër

Shqipëria

"Ora e ndryshimit ka ardhur", Angoni e PS-së optimiste se do të thyejë bastionin e të djathtës në Shkodër

Më: 6 mars 2022 Në ora: 09:36
Angoni

Edhe Majlinda Angoni, kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës, votoi sot në Qendrën e Votimit të vendosur në shkollën "Ndoc Mazi".

E bindur se këtë herë e majta do të thyejë bastionin e të djathtëve ajo u bëri thirrje qytetarëve të Shkodrës të dalin masivisht në zgjedhje.

Angoni: Banorët e Shkodrës të marrin pjesë në votime për të shprehur votën e tyre. Të kemi votim sa më të qetë dhe të japim mesazhe se Shkodra është e kulturës dhe paqes. Ashtu si ka qenë gjithë fushata të jetë dhe përmbyllja e rezultatit final të kësaj fushate.

Do ta thyeni bastionin e të djathtëve?

Angoni: Mendoj se këtë herë po. Deri tani pjesëmarrja ka filluar të lëvizë. Nuk ka informacion për mosfunksionim për QV dhe avari.Po bëjmë të pamundurën që QV të hapen me gjithë kushtet e vështira që mbrëmë.Dëshiroj që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe. Është e drejtë kushtuese që duhet ta shfrytëzojë çdo qytetar.Ora e ndryshimit ka ardhur.

Në këtë garë, Angoni ka përballë Bardh Spahinë nga Shtëpia e Lirisë dhe Xhemal Bushatin e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat