Zgjedhjet e 6 marsit, Koka: Pjesëmarrja e ulët shqetësuese, favorizon kandidatët e partisë në pushtet

Shqipëria

Zgjedhjet e 6 marsit, Koka: Pjesëmarrja e ulët shqetësuese, favorizon kandidatët e partisë në pushtet

Më: 6 mars 2022 Në ora: 18:40
Ilustrim

Gazetari Bledian Koka, teksa ka analizuar zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, ësht shprehur se pjesëmarrja e ulët është shqetësuese.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News,  Koka është shprehur se pjesëmarrjet e ulëta favorizojnë kandidatët e partisë në pushtet.

Bledian Koka: Pjesëmarrja e ulët është gjithmonë shqetësuese. Thirrja për pjesëmarrje është e mundshme dhe këtë e bëjnë ata që besojnë në demokracia. Thirrje kanë bërë vetëm kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, dhe asnjë tjetër. Pjesëmarrjet e ulëta  favorizojnë kandidatët e partisë në pushtet.

Ndër të tjera ai tha se në vendin tonë nuk respektohet vota.

Bledian Koka: Nuk respektohet vota, këtu institucioni I votës dhe I zgjedhjeve, janë kthyer në një muhabet, nuk mbahet përgjegjësi. Pushteti që e ka në dorë për të nxitur transparencën e zgjedhjeve e lufton këtë gjë. Këtu po tentohet të delegjitimohet çdo lloj procesi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat