Përfundon numërimi në Shkodër, Bardh Spahia shpallet fitues

Shqipëria

Përfundon numërimi në Shkodër, Bardh Spahia shpallet fitues

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:40
Bardh Spahia.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Shkodrës ku fitues ka dalë kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ Bardh Spahia.

Ndërkohë që në vend të dytë për numër votash ka dalë kandidatja e PS-së Majlinda Angoni.

Ndërsa në vend të tretë kandidati i PD, Xhemal Bushati.

Pas përfundimit të numërimit Bardh Spahia mori 20125 vota, kandidatja e PS Majlinda Angoni mori 18176, ndërsa kandidati i PD Xhemal Bushati mori 7739.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat