Zgjedhjet, KQZ jep detaje mbi procesin: Votimi elektronik i suksesshëm, problem votimi familjar

Shqipëria

Zgjedhjet, KQZ jep detaje mbi procesin: Votimi elektronik i suksesshëm, problem votimi familjar

Më: 7 mars 2022 Në ora: 18:47
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi

KQZ njofton përfundimin e numërimit të votave në 6 bashki. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thotë se PS fitoi në Bashkitë e Durrësit, Lushnjës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Vorës. Bashkia Shkodër u fitua nga Shtëpia e Lirisë.

“Në Vorë votimi u zhvillua nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik. nga verifikimet mund të thuhet me bindje se ky proces është realizuar me sukses të plotë. Të paktën nga komunikimet me komisionerët nuk  rezulton  të ketë pasur asnjë lloj problematike. Edhe në këto zgjedhje u  aplikua sistemi i identifikimit elektronik, për këtë do janë info zonja Pelinku”.

Celibashi tha se kemi pasur shqetësime në lidhje me votimin familjar.

“Kemi patur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrativ. Të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë patur denoncime për shitblerjen e votës. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat