62 mijë apartamente rezervohen në Ukrainë, shqiptarja i bashkohet nismës, jehonë në mediat e huaja

Shqipëria

62 mijë apartamente rezervohen në Ukrainë, shqiptarja i bashkohet nismës, jehonë në mediat e huaja

Më: 8 mars 2022 Në ora: 08:35
Alesia Burnazi

Sot shënohen 13 ditë nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe duket se bombardimet ruse nuk kanë së ndaluri. Mirëpo, pavarësisht situatës së vështirë, duket se njerëz nga e gjithë bota po sensibilizohen për të ndihmuar Ukrainën.

Së fundmi, është marrë një nismë e veçantë, ku qytetarë të shumtë po rezervojnë shtëpi përmes platformës airbnb dhe paratë shkojnë për ukrainasit.

Mes tyre është edhe një vajzë shqiptare, Alesia Burnazi, e cila ka bërë jehonë në mediat e huaja.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ekspertja për të drejtat e njeriut, tregoi se ka ndihmuar dy familje dhe të gjitha emocionet që ato i trasmetuan.

“Dje për herë të parë Natalia më ka kthyer përgjigje dhe më tha që tashmë ishin të sigurtë në Ukrainë Perëndimore ajo dhe familja e saj. Vetëm për një kohë të shkurtër janë ngritur një person 15 mijë dollarë. Ti prenoton dhe paratë e tua shkojnë te familja që ti merr apartamentin me qira.

Përgjigja ka qenë jo vetëm frymëzuese, jo vetëm ato që më kanë kthyer mua, por të gjithëve. Ishin përgjigje që të bënin me lot në sy. Lajmi ka marrë dhenë dhe kjo tregon fuqinë e internetit për të ndihmuar qytetarët.

Unë më datë 3, prenotova dy apartamente. Karina më tha jemi gjallë, ndërkohë Natalia nuk e dija nëse ishte gjallë, apo ku do të ishte. Ndërsa dje më shkroi dhe më tha që kishin shpëtuar nga bombardimet. Më çoi foto që ajo dhe fëmijët kishin shpëtuar gjallë.

Djali që ndodhet pas kësaj faqes në Instagram është amerikan dhe është shumë i përfshirë mbas kësaj teme.

Meri një vajzë që nuk e njihja më kontaktoi në Instagram që punon për ‘New york post’ dhe më tha nëse mund të merresha me këtë nismë”, tha Burnazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat