Gentian Medja emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë, institucioni plotësohet me 11 nga 19 anëtarë

Shqipëria

Gentian Medja emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë, institucioni plotësohet me 11 nga 19 anëtarë

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Gentian Medja është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Lartë nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Plotësimi i këtij vendi vakant është shpallur për aplikim që prej datës 26 shkurt 2020, me vendimin nr.83 të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Pra kjo procedurë e rritjes në detyrë ka zgjatur plotësisht 2 (dy) vjet.

Me këtë emërim të ri, nga sot Gjykata e Lartë, bëhet me 11 gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat