Strazimiri: Thirrja për dorëheqjen e Bashës e vonuar, zgjidhja e vetme e PD-së është vota

Shqipëria

Strazimiri: Thirrja për dorëheqjen e Bashës e vonuar, zgjidhja e vetme e PD-së është vota

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:03
Gent Strazimiri

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri, është shprehur se data 6 mars kur dhe u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, ishte një test.

Në një intervistë për Ora News, Strazimiri tha se 6 marsi rikonfirmoi se  shumica absolute e gjithë shqiptarëve kërkojnë opozitë pa marrëveshje me qeverinë.

Gent Strazimiri: 6 marsi ishte një test. Ishte testi i tretë në radhë, veçanërisht për PD. 6 marsi tregoi se PD, Komisioni i Rithemelimit, Kuvendi i datës 11 dhjetor, referendumi i datës 18 dhjetor rikonfirmuan dhe njëherë se shumica absolute e gjithë shqiptarëve që kërkojnë opozitë pa marrëveshje me qeverinë.

Teksa ka komentuar humbjen e thellë ta Bashës, Strazimiri tha se ky i fundi tashmë është i vonuar.

Ai tha se reagimi i deputetëve të PD për dorëheqjen e Bashës është i vonuar, ndërsa shtoi se zgjidhja e vetme për PD është vota.

Gent Strazimiri: Shkodra i dha një sinjal të gjithë Shqipërisë. Unë mendoj se Basha është i vetmuar. Basha po tregon çdo minutë e më shumë se është i padenjë. Është një thirrje e vonuar nga ata që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës. Është një reflektim i vonuar. Mendoj se e vetmja zgjidhje është vota.

PD është një parti që lindi nga vota e lirë. Do të rikthehet përsëri në pushtet duke përfaqësuar lirinë dhe demokracinë. E drejta për votën e lirë nuk përjashton as Basha, E vetmja rrugëzgjidhje është që të votojnë demokratët për atë që duan t’’I drejtoj. Vetëm kështu tregohet dashuria për PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat