Lirohen rrugët në bulevard, mbesin vetëm pak protestues, kërkojnë pjesëmarrje

Shqipëria

Lirohen rrugët në bulevard, mbesin vetëm pak protestues, kërkojnë pjesëmarrje

Më: 9 mars 2022 Në ora: 20:26
Lirohen rrugët në bulevard, mbesin vetëm pak protestues, kërkojnë pjesëmarrje

Janë liruar tashmë rrugët pranë piramidës në kryeqytet pasi u bllokuan nga protestuesit të cilët dolën para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Ata bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në shenjë revolte duke u ulur aty dhe duke krijuar një trafik të madh në kryeqytet.

Ndërkohë, kjo ka bërë që të ndërhyjë policia e shtetit, të cilët fillimisht kanë krijuar një kordon dhe më pas është munduar që të zhbllokojnë trafikun.

Situatë më pas është përshkallëzuar kur ka pasur edhe përplasje me policinë dhe shoqërinë në komisariate të protestuesve.

Ata janë shoqëruar për pengimin e qarkullimit të automjeteve në kryeqytet, ndërsa drejt komisariateve ku po mbahen janë nisur edhe demokratët Vokshi e Bylykbashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat