Protestuan kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen në komisariat disa persona në Durrës

Shqipëria

Protestuan kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen në komisariat disa persona në Durrës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:21
Pamje nga protesta

Protesta në Durrës kundër rritjes së çmimit të energjisë, u mbyll përpara Drejtorisë së policisë.

Gjatë protestës janë shoqëruar në komisariat disa persona, por ende nuk dihet numri i qytetarëve që ndodhet në polici.

Sakaq qytetarët teksa kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve, i kanë bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë të arrestuarit.

Protesta në Durrës nisi në orën 17:00 me bllokimin e rrugës hyrëse pranë stacionit të trenit për disa minuta e më pas vijoi më tej me bllokimin e autostradë pranë Urës së Dajlanit. Marshim pati në disa rrugë dhe tubim para bashkisë.

Dhe në fund protesta zhvendos para policisë për të kërkuar lirimin e të ndaluarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat