As dasma, as lindje! Vetëm të moshuar kanë mbetur në Piqeras të Himarës

Shqipëria

As dasma, as lindje! Vetëm të moshuar kanë mbetur në Piqeras të Himarës

Më: 13 mars 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Portat e shtëpive janë kyçur në dryn në Piqeras të Himarës.

Dikur numëronte mbi 1000 banorë, sot vështirë se rastisësh njerëz nëpër rrugica.

"S'ka të rinj, janë nëpër vendet e botës. Tani janë a s;janë 20-30 shtëpi me njerëz."

Fshati ka resurse turistike të mëdha, por që nuk janë shfrytëzuar kurrë.

Vështirësitë ekonomike kanë detyruar emigrim masiv.

"Janë të gjithë në kurbet. Shtëpitë e fshatit janë bosh të gjitha."

"Ka vetëm pleq që nuk dalin dot nga dera."

Largimet vit pas viti kanë bërë që aty të mbeten vetëm të moshuar.

Nuk mbajnë mend as dasma, dhe as lindje.

"S'di të ketë pasur lindje. Dëgjojmë vetëm vdekje."

"Nuk mbaj mend të ketë pasur dasmë këtu."

Punët e krahut të rënda, dikur i bënin vetëm burrat, janë e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura, për gratë.

Por gjithsesi ushqimet i blejnë sërish me listë.

"Ose me borxhe, ose kur marrin pensionin i shlyejnë."

Edhe pse kanë mall për fëmijët, nuk duan që ata të rikthehen në Piqeras  ku mungon thuajse gjithçka.

"Me çfarë do jetojnë?"

U ka mbetur vetëm besimi në Zot.

Ky është Manastiri i Kremnestovës, që banorët e kanë pjesë të rëndësishme të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat