U larguan nga lufta! Mbërrin në Shqipëri familja e parë ukrainase

Shqipëria

U larguan nga lufta! Mbërrin në Shqipëri familja e parë ukrainase

Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:38
Mbërrin në Shqipëri familja e parë ukrainase

Një familje ukrainase që është larguar nga vendi që është në situatën lufte ka mbërritur këtë të diel në Shqipëri.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në rrjetin social “Facebook” ka postuar një foto të familjes që po strehohet në vendin tonë.

“Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen!

Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj”, shkruan Spiropali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat