4 ditë në qeli, aktivistja Bakalli tregon dhunën e ushtruar nga policia

Shqipëria

4 ditë në qeli, aktivistja Bakalli tregon dhunën e ushtruar nga policia

Më: 14 mars 2022 Në ora: 08:22
Gjyliana Bakalli

Aktivistja Gjyliana Bakalli, që u arrestua në protestën për rritjen e çmimeve, tregon për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania dhunën që policia ushtroi ndaj saj.

“Kanë ushtruar dhunë ndaj meje. Kam shenja në duar. Në Komisariat nuk kam pasur probleme”, shprehet ajo, teksa tregon se është ndaluar nga policia gjatë protestës së 10 marsit.

Znj. Bakalli nënvizon se ajo u ndalua pasi u konfrontua me efektivët e policisë.

“Unë aty jam duke i folur dikujt që nuk polici por është një civil që urdhëronte policin që të na shtynin dhe arrestonin.  Jam arrestuar të enjten dhe kam dalë dje pasdite”, thotë vajza e re për foton që u bë virale në rrjet.

Sipas saj ishte e pak vështirë nga ana psikologjike qëndrimi në qeli, por tregon se nuk u tremb.

“U mërzita për faktin që duhet të isha në punë duke ndihmuar qytetarët. Na thanë që ishte dhënë urdhër që ne duhet të qëndronim më qeli”, tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat