"Populli po vdes për bukë, po mbledhin në kosha plehrash", qytetarët zgjedhin protestën në vend të koncertit të Malumas

Shqipëria

"Populli po vdes për bukë, po mbledhin në kosha plehrash", qytetarët zgjedhin protestën në vend të koncertit të Malumas

Më: 14 mars 2022 Në ora: 09:12
Ilustrim

Në Shqipëri sot festohet Dita e Verës. Pasditja në kryeqytet ka dy ngjarje të rëndësishme, protesta për rritjen e çmimeve dhe koncerti  i Malumas i organizuar nga bashkia e Tiranës.

Enki me rubrikën e saj Vox Pop në RTV Ora pyeti qytetarët se cilit organizim do ti bashkohen.

"Do preferoja me gjithë dëshirën të shkoja në protestë jo te këto qelbësirëllëqet e Erion Veliaj. Do shkoja se ti e di çfarë do të thotë pensionist. Me këtë njeri në krye të shtetit gjërat nuk do ndryshojnë kurrë, është tamam Putin".

"Do shkoj në protestë, duam të jetojmë. Koncerti është për qejf. Kam besim te protesta."

"Në protestë do shkoj, populli po vdes për bukë, po mbledhin në kosha plehrash. Nuk kanë bukë të hanë pensionistët. Përditë kam shkuar në protestë."

"Te protesta, çfarë bashkie. Erion Veliaj, hajduti."

"Më mirë te protesta".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat