I dënuar për armëmbajtje pa leje, arrestohet i riu në Dibër

Shqipëria

I dënuar për armëmbajtje pa leje, arrestohet i riu në Dibër

Më: 14 mars 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Policia e Dibrës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Në pranga ra shtetasi Mevlud Kullani, banues në Peshkopi.

"Ky shtetas ka qenë i shpallur  në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe është  dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër  me 2 vjet e 8 muaj burg".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat