Rriten shitjet me pakicë

Shqipëria

Rriten shitjet me pakicë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:41
Ilustrim

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se konsumi në vend po gjallërohet. Në të dhënat e tremujorit të fundit të vitit të kaluar shitjet në tregtinë me pakicë janë rritur me 4.4 për qind në krahasim me një vit më parë. Në krye të listës për rritje të shitjeve me pakicë janë artikujt jo-ushqimore, ndjekur nga karburantet dhe produktet ushqimore.

Bizneset raportojnë rritje të xhiros në 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar.

Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se tregtia me pakicë ka regjistruar një rritje të ndjeshme si në volum, ashtu edhe në vlerë.

Sipas të dhënave, shitjet me pakicë janë rritur me 4.4 për qind në këtë periudhë kundrejt një viti më pare, dhe me 1.4 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit që lamë pas.

Indeksi i përgjithshëm i volumit të shitjeve regjistrohet në 131.9 pikë, që është edhe niveli më i lartë të paktën në 4 vitet e fundit.

Rritja e konsumit u udhëhoq nga shpenzimet për artikujt jo-ushqimorë, e ndjekur nga karburantet dhe ushqimet.

Specifikisht në këtë tremujor në grupin e artikujve jo-ushqimore shitjet janë rritur me 1.7 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, duke dhënë dhe kontributin më të madh në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë.

Në kategorinë e ushqimeve, për pijet dhe duhanin rritja është me 1.3 pikë përqindje, ndërsa karburantet me 1.4.

Gjallërimi i konsumit ishte i pritshëm pas vitit pandemik, megjithatë rritja e çmimeve po pengon buxhetet familjare që të shpenzojnë përtej nevojave të përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat