Jahti i Abramovich në bregdetin shqiptar? Ministria jep detaje: Mjeti lundrues ndodhet midis Italisë dhe Shqipërisë

Shqipëria

Jahti i Abramovich në bregdetin shqiptar? Ministria jep detaje: Mjeti lundrues ndodhet midis Italisë dhe Shqipërisë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 16:23
Abramovich

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi sot në një shkrim për oligarkun rus Abramovich se jahti i tij luksoz “Solaris” ndodhet në bregdetin shqiptar, por kjo gjë është hedhur poshtë nga qeveria shqiptare. 

Reauters shkruan sot se të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich, “Solaris” kishte ndezur motorët në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.

Destinacioni i tij u tregua si Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ai u hoq vonë të hënën.

Ndërkohë autoritetet shqiptarë kanë mohuar se mjeti luksoz ujor i oligarkut Abramovich ndodhet në ujërat territoriale shqiptare. Sipas ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Infrastrukturës mjeti lundrues aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë.

“Lidhur me lajmin e publikuar sot në media, për hyrjen në ujërat territorialë të Republikës së Shqipërisë, të një mjeti lundrues në pronësi të shtetasit rus, Roman Abramovich, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se:
Nga verifikimet e kryera në sistemet e monitorimit të trafikut detar “Marine Traffic”, rezulton se mjeti lundrues “Solaris” është nisur nga Porti turistik Marina Montenegro në Tivat, Mali i Zi dhe po lëviz për në jug drejt Detit Mesdhe. 

Mjeti lundrues i mësipërm, aktualisht është duke lundruar në ujërat ndërkombëtare, midis Italisë dhe Shqipërisë, në drejtim të Jugut dhe nuk ka ndaluar apo hyrë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat