Protestat për rritjen e çmimeve/ Vasili kërkon seancë pyetjesh me ministrin Çuçi

Shqipëria

Protestat për rritjen e çmimeve/ Vasili kërkon seancë pyetjesh me ministrin Çuçi

Më: 16 mars 2022 Në ora: 10:12
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka kërkuar një seancë pyetjesh me Ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi për dhunën e përdorur ndaj qytetarëve në protestat për rritjen e çmimeve.

Në një letër të bërë publike, drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, Vasili shkruan se policia ka bërë veprime të paligjshme.

“Kam kerkuar Seance pyetjesh ne Parlament me Ministrin e Brendshem.(DOKUMENTI).

Mbi perdorimin dhe veprimet e paligjshme te civileve pa shenja identifikimi me kapuce, maska e xhupa te zinj, qe dhunonin dhe arrestonin si gangstere te vertete protestues paqesore”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat