Reshje bore në Qafë Thanë, ARRSH jep njoftimin për gjendjen e rrugëve

Shqipëria

Reshje bore në Qafë Thanë, ARRSH jep njoftimin për gjendjen e rrugëve

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Gjatë orëve të fundit reshje bore me intensitet të ulët kanë përfshirë juglindjen e vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se drejtuesit që kalojnë në aksin Qafë Thanë –Kapshticë duhet që të jenë të kujdesshëm, pasi në orët e fundit ka pas reshje bore dhe temperatura të ulëta.

‘Në Qafë Thanë-Kapshticë ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët🌨

❄️Temperaturat kanë qenë -5°C⚠️

U punua me mjete borëpastruese 🚧dhe për shpërndarjen e kripës🛣

Qarkullimi kryhet pa probleme’, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat