U konfirmua gripi i pulave, Ministria e Bujqësisë urdhëron kryerjen e kontrollit veterinar në të gjitha fermat

Shqipëria

U konfirmua gripi i pulave, Ministria e Bujqësisë urdhëron kryerjen e kontrollit veterinar në të gjitha fermat

Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Ministria e Bujqësisë njoftoi konfirmimin e rastit të parë me virusin H5N8, i njohur si gripi i shpendëve. Me anë të një reagimi, urdhëron marrjen e masave nga Shërbimi Veterinar Rajonal për kryerjen e kontrollit veterinary në të gjitha fermat dhe speciet e shpendëve.

Ndër të tjera kërkon komunikim ditor për raste të dyshuara apo raste ngordhjes në popullatën e shpendëve ujorë dhe të egër. Për këto raste kërkon marrjen e kampioneve nga pronarët e shpendëve, subjekteve shpendërritës dhe dërgimin e tyre brenda ditës në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analizim.

Më parë, Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi se prej një jave se rastet e pulave të ngordhura në Durrës ishin një rast i pastër i gripit të shpendëve, por instuticionet nuk morën veprime në kohë.

Shoqata theksoi se nëse Ministria nuk do të reagojë do t’i drejtohet SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat