Dorëheqja e Bashës/ Kryemadhi: E pritshme! Ja pse i duhet një post politik

Shqipëria

Dorëheqja e Bashës/ Kryemadhi: E pritshme! Ja pse i duhet një post politik

Më: 21 mars 2022 Në ora: 21:30
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se dorëheqja e Bashës ishte e pritshme, teksa theksoi se ai tashmë nuk kishte as mbështetjen e deputetëve.

“Dorëheqja duhet parë në dy kensvështrime, e para çdo zvarritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD.
Vazhdoj të qendroj satoike që vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD. Nëse PD nuk do të jetë e plotë opozitarizmi do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë risi në jetën politke. E prisja sepse deputetë e PD, nuk po e mbështesnin  më. Rezulatiti i 6 marsit ishte shumë qesharak”,
 tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se Bashës i duhet patjetër një post politik.

“Për interesa të tjera ekonomiko financiare ose shantazhime janë ato që e bëjnë Bashën që t’i duhet patjetër një post potik për të mos ecur nëpër proceduarat qoftë me çështjen belge qofte me atë Muzin në SHBA”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat