Pse u fik protesta? Beqiri: Ka një problem të madh

Shqipëria

Pse u fik protesta? Beqiri: Ka një problem të madh

Më: 23 mars 2022 Në ora: 23:34
Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri është shprehur se “protesta u fik” për shkak se nuk ka organizim

Sipas tij protestat në Shqipëri kanë një problem të madh, ku flasin dhe e organizojnë të njëjtët persona.

“Protestuesit ishin të paorganizuar. Problemi i madh i protestës është mirëorganizimi i tyre, duhet të marrësh mendimin më të mrekullueshëm të këtij vendi.

Kur të dalësh në protestë të mos të të kundërshtojë dot askush. Problemi tjetër është se për fatin e keq në këtë vend protestat po bëhen profesioniste, te Teatrit ishin të njëjtët, flas për ata që organizojnë, ata që flasin”, tha Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat