Balluku-opozitës: Përgatisni vetëm dosje në SPAK për të hequr vëmendje nga sherret familjare

Shqipëria

Balluku-opozitës: Përgatisni vetëm dosje në SPAK për të hequr vëmendje nga sherret familjare

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:32
Belinda Balluku

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet situata e rritjes së çmimeve, mocion i kërkuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Dini të përgatisni vetëm dosje në SPAK për të hequr vëmendje nga sherret familjare.

Kompanitë e transportit urban po i paguajmë nga 100 lekë për çdo litër, duke kundërshtuar dhe bllokuar ngritjen e çmimit të biletës. Asnjë nga ata nuk ka të drejtë që të ngrejnë çmimin e biletës se qeveria i ka kompensuar.

Ju shkatërruat zinxhirin e naftës dhe gazit,ne ngritëm bordin e transparencës”, u shpreh Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat