Acarohet për radhën, pacienti thyen xhamin në spitalin e Lezhës. Plagoset punonjësja e sportelit

Shqipëria

Acarohet për radhën, pacienti thyen xhamin në spitalin e Lezhës. Plagoset punonjësja e sportelit

Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur në spitalin rajonal të Lezhës këtë të premte.

Burime bëjnë me dije se një person është konfliktuar për radhën në spital dhe ka goditur derën e recepsionit, duke thyer xhamin.

Si pasojë e incidentit ka marrë lëndime të lehta punonjësja e sportelit.

Policia ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat