Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD-së, mbërrin Berisha! Deputetët e presin jashtë

Shqipëria

Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD-së, mbërrin Berisha! Deputetët e presin jashtë

Më: 25 mars 2022 Në ora: 20:22
Sali Berisha

Pas mbledhjes pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka thërritur në një tjetër takim Komisionin e Rithemelimit në selinë e PD-së. Berisha ka mbërritur në selinë blu ku është pritur nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësit e tij.

Pavarësisht prezencës së mediave, Berisha nuk pranoi që të japë një prononcim. Mbledhja ishte njoftuar për të nisur në orën 20:00.

Më herët gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha sëbashku me disa përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit, u takuan me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Më pas, në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se gjatë bisedimeve u shtrua çështja e bashkimit të demokratëve me anë të votës së lirë.

Ai theksoi edhe njëherë se do të garojë për kryetar partie, duke ftuar çdo demokrat që dëshiron të kandidojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat