Maliq, flakët shkrumbojnë stallën e bagëtive, ngordhin 40 dhi dhe 1 viç

Shqipëria

Maliq, flakët shkrumbojnë stallën e bagëtive, ngordhin 40 dhi dhe 1 viç

Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një stallë bagëtish në Maliq të Korçës është përfshirë nga flakët.

Burime për Ora Neës bëjnë me dije se zjarri ka rënë në stallën e Petrit Fasho, banor i fshatit Kakaç të Maliqit.

Ndërtesa është shkrumbuar totalisht ndërkohë që gjithë bagëtitë e fermerit kanë ngordhur, një viç e më tepër se 40 dhi.

Ndërkohë zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e flakëve sapo ka arritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat