Ndezi zjarr për hapjen e kullotave dhe dogji pyllin, në pranga 60-vjeçari

Shqipëria

Ndezi zjarr për hapjen e kullotave dhe dogji pyllin, në pranga 60-vjeçari

Më: 28 mars 2022 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Shtetasi me iniciale D.S dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen "Ullishte", ka ndezur zjarr.

Dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli, duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat