"Shpejt se ka rënë zjarr" Telefonata që njoftoi flakët në Komisariatin 5

Shqipëria

"Shpejt se ka rënë zjarr" Telefonata që njoftoi flakët në Komisariatin 5

Më: 28 mars 2022 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Ora News zbulon detaje të reja nga dosja e zjarrit në ambientet e komisariatit nr 5 në Kamëz, ku humbi jetën një i paraburgosur ndërsa është në spital një oficer policie dhe një tjetër i paraburgosur. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 26 marsit 2022.  

Mark Marashi, oficeri i patrullës së përgjithshme pranë komisariatit nr 4 ka treguar se në orën 20:49 minuta polici Hajredin Boja i cili ishte planizuar me shërbim tek dhomat e sigurisë për personat e ndaluar i ka telefonuar “Shpejt se ka rënë zjarr”

“Unë në atë moment ndodhesha në zyrën e informacionit dhe menjëherë kam marrë çelësat e dhomave të sigurisë  që ndodhen në zyrën e informacionit dhe jam drejtuar për tek dhoma e sigurisë”

Gjatë rrugës ai ka njoftuar me telefon përgjegjësin e grupit të gadishmërisë, duke i thënë që ka rënë zjarrtek dhomat e sigurisë.

Rruga për të shkur tek dhomat e sigurisë kalon nga kati i dytë i komisariatit dhe në fund të korridorit djathtas ndodhen shkallët që të zbresin për tek dhommat që ndodhen në katin e parë. Pikërisht në krye të këtyre shkallëve kam ndjerë aromën e tymit dhe kam parë duke u ngjitur kolegun tim Fatmir Isufi me tre persona. Nga këta tre, dy prej tyre ishin të shoqëruar dhe një i arrestuar”

Marashi tregon se personi i arrestuar se hodhi gruan nga kati i tretë, Dilaveri kishte shenja të dukshme djegieje në pjesën ballore të fytyrës ndërsa për dy të tjerët nuk ka vënë re që kishin dëmtime.

“Fatmir isufi ishte i tronditur e me zor  mbushej me frymë. Pyeta Fatmirin se ku ishte kolegu tjetër Hajderin Boja e ai më tha se ishte futur përsëri tek dhomat pasi kishte ngelur dhe një person tjetër brenda. Kam tentuar të zbres dhe unë poshtë por ishte e pamundur sepse kishte shumë tym dhe nuk merrje dot frymë.

U kam thirrur Hajredinit por nuk më është përgjigjur. Pas kësaj kam marrë personat që ndodheshin tek dhoma e sigurisë dhe së bashku me Fatmirin kemi zbritur në katin e parë. Dilaverin i cili ankohej se nuk po mbushej dot me fryme e kemi vendosur në ambulancë që kishte ardhur para komisariatit  ndërsa dy të tjerët u siguruan në një zyrë në katin e parë.”

Prokuroria akuzon Hajredin Bojën për “Shpërdorim detyre” dhe mosdhënie ndihmë”  dhe atij i është marrë masa e arrestit në flagrancë në ambientet e spitalit Nënë Tereza.  Grupi i hetimit nuk ka arritur të marrë dot dëshminë e tij pasi ai ndodhet në gjëndje të rënduar shëndetësore për shkak të asfikisisë nga tymi si dhe shfaqte insuficencë respiratore ndërkohë që ishte duke u trajtuar me oksigjen.

Ndërkohë Fatmir Isufi është arrestuar në flagrancë dhe ndodhet në dhomat e paraburgimit në policinë e Tiranës.

Nga materialet hetimore të administruara deri në këtë fazë të hetimit krijohen dyshime se ata duke qenë të planizuar me shërbim në dhomat e sigurisë së komisariatit kanë shpërdoruar detyrën me veprimet apo mosveprimet e tyre, nuk kanë përmbushur detyrën për kryerjen e kontrolleve periodike duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme çakmak në ambientet e dhomave të arrestimit.

Gjithashtu këta punonjës policie nuk kanë marrë masa për dhënien e ndihmës në kohën e duhur, për personat e arrestuar dhe të akomoduar  në dhomat e të arrestuarve në komisariat, thuhet në dosje.

 Ndërsa për punonjësit  Ylli Çollaku, me detyrë shef i seksionit të patrullës së përgjithshme, Lutfi Muça dhe Mark Marashi ata akuzohen se nuk kanë dhënë instruktazhet përkatëse duke mos kryer kontrolle të imtësishme dhe të vazhdueshme të ambienteve dhe të personave të shoqëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat