Zihen me grushta një mes të rrugës, shoqërohen në polici dy të rinjtë

Shqipëria

Zihen me grushta një mes të rrugës, shoqërohen në polici dy të rinjtë

Më: 28 mars 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka shoqëruar pasditen e së hënës dy të rinj në komisariat, pas një konflikti me njëri-tjetrin.

Sipas policisë D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, janë konfliktuar me grushte në rrugën e “Qelqit” në Kombinat.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.03.2022, në Kombinat, në Rrugën e Qelqit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, shtetasit D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, të cilët janë shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat