Topi: Sot sheh në PD fyerje dhe tentativa për eliminim politik, frymë e futur nga Berisha

Shqipëria

Topi: Sot sheh në PD fyerje dhe tentativa për eliminim politik, frymë e futur nga Berisha

Më: 28 mars 2022 Në ora: 21:31
Bamir Topi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se në PD duhet të dominojë kultura e komunikimit, liria dhe vota.

Sipas tij, sot shikon në PD fyerje, tentativa për eleminim politik, stërkëmbsha, frymë që është futur nga Berisha i cili ka qenë gjithmonë aty.

Topi: Në PD duhet të dominojë kultura e komunikimit, liria, vota, respekti për kolegun. Sot shikon fyerje, tentativa për eliminim politik, stërkëmbsha. Kjo frymë është futur nga Berisha dhe është absorbuar nga gjenerata e re.

Struktura e tij politike ka qenë e tillë që nuk është shkëputur nga vendimmarrja politike. Berisha ka qenë aty. Duke zgjedhur një pozicion që e bënte më komode vendimmarrjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat