Topi: Çdo gjë që ka bërë Basha në PD deri në 9 shtator e pranuar nga Berisha

Shqipëria

Topi: Çdo gjë që ka bërë Basha në PD deri në 9 shtator e pranuar nga Berisha

Më: 28 mars 2022 Në ora: 21:32
Bamir Topi

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se gjithçka që ka ndodhur në PD, të paktën deri në 9 shtator, çfarë ka bërë Basha është pranuar nga Berisha.

Sipas tij, Basha asnjëherë nuk arriti të krijojë personalitetin e tij dhe se sot po shihet një figurë e vogël politike e Bashës për mënyrën se si ai është sjellë në politikë.

Topi: Gjithçka që ka ndodhur në PD, të paktën deri në 9 shtator, çfarë ka bërë Basha është pranuar nga Berisha. Basha asnjëherë nuk arriti të krijojë personalitetin e tij. Basha ndryshe në institucion, ndryshe në paraqitje.

Sot po shohim një figurë të vogël, jo pasojë e kolegëve të tij apo Berishës, por e mënyrës se si ai është sjellë në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat