“Sali Berisha më shkel…”/ Paloka zbulon bisedën me Bashën

Shqipëria

“Sali Berisha më shkel…”/ Paloka zbulon bisedën me Bashën

Më: 28 mars 2022 Në ora: 21:58
Paloka dhe Basha

Deputeti Edi Paloka tregoi se në ditët e para kur PD filloi të përçahej pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar Sali Berishën nga grupi i Partisë Demokratike, i sugjeroi që të kërkonte votëbesim. Por, sipas Palokës, Basha refuzoi, me argumentin se nuk do të arrinte të fitonte kurrë ndaj ish-kryeministrit.

“Unë nuk besoj që Basha do të dojë të hyjë në garë. Unë ia kam kërkuar që në ditët e para kur filloi përçarja në PD: hidhu në votëbesim nga anëtarësia.

Por nuk e pranoi as këtë. Po them atë që më tha copë.

Më tha: Berisha mua më shkel në votëbesim; sidomos në këtë moment që ka marrë vrull. Edhe në atë moment, Basha e deklaroi që me votë nuk fitonte me Berishën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat