Sherr me thika në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital! Tre të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim nga policia

Shqipëria

Sherr me thika në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital! Tre të arrestuar dhe një i shpallur në kërkim nga policia

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga policia, një tjetër po hetohet në gjendje të lirë ndërsa po punohet për kapjen e një tjetri pasi janë përfshirë në një sherr me thika në kryeqytet.

Më pranga janë vënë M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe S. S., 39 vjeç. Ndërkohë po punohet për kapjen e M. Xh., 27 vjeç i dyshuar për veprën penale tentativë vrasje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim;

– S. S., 39 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. B., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Këta shtetas, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat