Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Shqipëria

Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj propozohen për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:51
Ilustrim

Komisioni i Ekonomisë propozoi sot zyrtarisht Anastas Angjelin dhe Natasha Ahmetajn, si kandidatë për t’u votuar nga Kuvendi në detyrën e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Mësohet se pranë Kuvendit të Shqipërisë janë paraqitur gjithsej  16 aplikime për dy vendet vakante, konkretisht Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Marta Muço, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Rezarta Bitri, Emis Çerava, Manuela Tandini, Artur Mamadhaj, Blendi Sena dhe Onorina Jata

Dy kandidaturat që mesa duket kanë siguruar mbështetjen dhe numrin e nevojshëm të deputetëve kanë qenë Natasha Ahmetaj dhe Anastas Angjeli.

Këto dy të fundit do të jenë kandidatë për t’u zgjedhur si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Sipas ligjit për Bankën e Shqipërisë, kandidatët që certifikohen për plotësimin e kritereve ligjore dhe marrin mbështetjen e 28 deputetëve i propozohen Kuvendit për t’u votuar në seancë plenare. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë dhe me votim të fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat