Gruaja dëbon nënë Lizën nga protesta, reagon e moshuara e “5 majit”

Shqipëria

Gruaja dëbon nënë Lizën nga protesta, reagon e moshuara e “5 majit”

Më: 29 mars 2022 Në ora: 19:34
Nënë Liza

Ashtu sikurse edhe në protestat e tjera, nënë Liza, e bërë e njohur për rezistencën e saj ndaj policisë në shembjen e banesave në zonën e “5 majit”, ishte prezente në shesh.

Por teksa mori fjalën dhe po bënte thirrje që njerëzit të dilnin më të shumtë në numër kundër qeverisë, një grua, i është afruar dhe e ka larguar.

“S’jemi këtu për shtëpinë tënde, ik, largohu. Kemi një kauzë tjetër”, tha gruaja.

“Popull duhet më shumë. Këta e kanë bërë në mend të na heqin nga vendi…”, ishin fjalët që tha nëna Liza, ndërsa në moment ndërhyn një grua duke i thënë: “Mos fol për kauzën tende.

Ku kemi ardhur ne në shtëpinë tate?! Prej teje thotë se është protestë politike. Ka mundësi të ikësh”.

Ndërkohë, nënë Liza tentoi të fliste sërish, por u largua nga gruaja dhe një burrë që e shoqëronte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat