“Kemi synim 1 miliard eksporte”/ Rama: Kemi rritur eksportet me 14% në dy muajt e parë të këtij viti

Shqipëria

“Kemi synim 1 miliard eksporte”/ Rama: Kemi rritur eksportet me 14% në dy muajt e parë të këtij viti

Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:58
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet në takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës.

Edi Rama: Kjo është situatë krize, nuk është situatë të jetojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Do vazhdojmë të mbështesim ata që janë në nevojë, mbi gjysmë milioni që do të përfitojnë mbështetje direkt për tre muaj resht, do të mbështesim bujqësinë me naftën pa taksa.

14% më shumë eksporte në janar-shkurt. Bujqësia ka një pjesë që nuk bën zhurmë por punë dhe është e organizuar dhe ka përmbysur shifrat në mënyrë spektakolare.

Sot jemi gjysmë miliardë eksporte por duhet të shkojmë patjetër te 1 miliardi për të qenë normal dhe serioz në prodhimin tonë. Është përgjysmuar importi që ka të bëjë me prodhimet bujqësore dhe është rritur eksporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat