Dhunoi nxënësit në Kamëz, policia nis hetimet ndaj drejtorit: Videoja mund të jetë filmuar…

Shqipëria

Dhunoi nxënësit në Kamëz, policia nis hetimet ndaj drejtorit: Videoja mund të jetë filmuar…

Më: 30 mars 2022 Në ora: 13:33
Dhunoi nxënësit në Kamëz

Ka nisur hetimi ndaj drejtorit të shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz, Përparim Oka, pas videos së publikuar ku godiste nxënësit.

Policia bën me dije se ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës.

Policia dyshon se videoja është realizuar para 4 viteve.

Videoja u transmetua nga emisioni Fiks Fare transmetoi, ku duket drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunonte me shpulla tre nxënës. ” Kujtuat se ma hodhët mua” dëgjohej drejtori të thoshte në video teksa ushtronte dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat