Qeveria, garanci për furnizimin me ushqime

Shqipëria

Qeveria, garanci për furnizimin me ushqime

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:59
Edi Rama

Qeveria shqiptare do të mbështesë me garanci sovrane importuesit dhe përpunuesit e mallrave të shportës ushqimore, për të pakësuar efektet e krizës globale.

Gjatë një takimi që pati me ta, Kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo garanci sovrane mundëson që furnizuesit të blejnë mallra shtesë për t’i mbajtur rezervë, dhe në rast se ato nuk do të shiten, do t’jua blejë shteti.

“Garanci sovrane çdo kredi për të marrë më shumë furnizim se zakonisht. Të gjitha depot janë plot, por çdo gjë që do t’ju mbetet do ta marrë shteti pra ju nuk do të humbisni se mos ju ngelet aty. Kjo garanci për këtë është që ata që janë të përfshirë në zinxhirin e investimit të kenë mundësi të investojnë sot për të pasur një rezervë ekstra për çdo rast, dhe kjo rezervë ekstra është një rezerzvë shtetërore në të njëjtën kohe, dhe në rast se do t’ju ngelet do ta marrë shteti. Kjo është garancia”.

Rama iu përgjigj edhe atyre që pretendojnë se çmimet në Shqipëri janë më të larta se në vendet e tjera.

Një paralajmërim të fortë ju drejtoi kompanive, për pasojat me të cilat do të përballen nëse nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve.

Nga ana tjetër Kryeministri mori garancinë e importuesve, se pavarësisht çmimeve të larta të produkteve në tregjet e huaja, furnizimi në tregun e brendshëm nuk do të mungojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat